Tottenham zbulon talentin e ri, Williams-Barnett shkëlqen me gol dhe asist

0
26

Tottenham ka marrë një fitore 2-0 ndaj Ipswich Townit, ndërsa vëmendjen kryesore e ka rrëmbyer talenti 18-vjeçar Luca Williams-Barnett.

Në paraqitjen e tij të parë si titullar në Premier League, i riu realizoi golin e epërsisë në minutën e 15-të, përpara se të asistonte te goli i dytë i shënuar nga Dominic Solanke.

Performanca e tij impresionoi trajnerin Roberto De Zerbi, i cili e krahasoi talentin e Tottenhamit me yllin e Barcelonës, Lamine Yamal.

Në moshën 18-vjeçare e 51-ditëshe, Williams-Barnett po tërheq vëmendjen si një nga emrat e rinj që premtojnë shumë për të ardhmen e futbollit anglez./04 Online/