Dita e sotme, e hënë, 23 nëntor, do të jetë kryesisht e vranët, me reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore dhe në viset me lartësi më të mëdha parashihen edhe reshje të përziera shiu dhe bore.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 5°C, ndërsa maksimalet nga 6 deri në 9°C.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 11 m/s./04 Online/















































