Varësia virtuale

0
642

Shkruan: Kaltrina Skoro – Murtezaj
Psikologe Klinike dhe Shkollore

Në ditët e sotme tashmë është e qartë se interneti-kompjuteri si stimuj virtualë krijojnë varësi. Shumë herë personat nuk janë në dijeni se në thelb interneti shkakton varësi, madje mesazhet e përçuara përmes këtij rrjeti në fusha të ndryshme si lojrat kompjuterike, bixhozi, krimi, manipulimet e identitetit përmes rrjeteve sociale, abuzimi me substanca narkotike e shumë sjellje tjera janë të ndikuara nga keqpërdorimi i internetit si stimul virtual dhe si i tillë shkakton varësi, por përdoruesi mendon se po e percepton mjedisin dhe është në hap me lajmet dhe ngjarjet që ndodhin në vendin e tij dhe kudo nëpër botë.


Çka nënkupton varësia e internetit/kompjuterit?
Varësia e internetit nënkupton situatën e angazhimit tejet të theksuar me kompjuterin dhe me pamjet që ofrohen pa marr parasysh moshën e përdoruesit.
Normalisht ekzistojnë dhe disa kritere që sugjerojnë se individi ka varësi ndaj internetit, e ndër ta janë: angazhimi mendor i tepërt me internetin, të ndjesh nevojën e përdorimit të internetit dhe kjo nevojë të ju ofrojë kënaqësi, shqetësim në rast se për një kohë të shkurtë nuk e keni përdorë internetin, përdorimi i internetit për tu larguar nga problemet etj.
Padyshim që krahas këtyre kritereve është shumë e rëndësishme dhe koha të cilën e shpenzon personi duke përdorur internetin dhe aplikacionet që i ofron interneti.
Kur flasim për internetin duhet të kemi parasysh se kompjuteri dhe interneti padyshim që janë dhe mjete të dobishme, sidomos në ditët e sodit për marrje të informacionit, komunikim, llogaritje etj, por nëse ky mjet përdorët në mënyrë të pakontrolluar dhe për gjëra të cilat nuk janë të lejuara për moshat e caktuara atëherë kemi të bëjmë me një formë tjetër të sjelljes e cila ka më shumë efekte anësore negative se sa përfitime.

Ndryshimet demografike bazë që ndikojnë në epidemologjinë e varësisë ndaj internetit janë situatat me moshën, arsimimin dhe gjendjen ekonomike. Ashtu si edhe me varësitë tjera burrat janë më të rrezikuar se grate, kurse një moshë shumë delikate është mosha e adoleshencës e cila poashtu ka një potencial rreziku më të madhe sa i përket varësisë nga interneti ashtu si dhe llojet tjera të varësisve.
Studimet e ndryshme kanë treguar se kur personat ndihen në gjendje stresi ata preferojnë të largohen nga realiteti dhe të hyjnë në internet si dhe kanë më shumë tendencë të shfaqin sjellje disfunksionale. Kështu, ata përjetojnë më shumë vetmi, gjendje depresive dhe kompulsivitet, si dhe gjithashtu janë më të pambrojtur në marrdhëniet mes personave kurse ndjejnë më shumë afërsi ndaj të huajve se sa personave të tyre të afërt.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online


Leave a Reply