Goal e cilëson Xhakën si më të mirin e Arsenalit

0
373

Duke pasur parasysh mënyrën se si Arsenali ka luajtur deri më tani këtë sezon, është tepër e vështirë të zgjedhësh vetëm një lojtar si më të mirin.

Sulmuesi Gabriel Jesus ka qenë një zbulim, edhe pse golat e tij janë rralluar, ndërsa Ben White nuk është se ka bërë paraqitje të mira, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.

Thomas Partey ka qenë sensacional gjatë dy muajve të fundit dhe William Saliba vazhdon të prodhojë shfaqje monstruoze javë pas jave.

Por Granit Xhaka ka qenë me të vërtetë i jashtëzakonshëm dhe meriton respekt për këtë.

Historia e rimëkëmbjes së Xhakës në Arsenal ka qenë tema e sezonit dhe nivelet e tij të qëndrueshmërisë kanë qenë të palëkundura.

Ai është transformuar nën drejtimin e Artetës dhe duket qartë se po e pëlqen rolin më të avancuar të mesfushës në të cilin po vepron tani.

Tre gola dhe tre asistime në 14 starte janë një kthim i mirë dhe ai meriton çdo lavdërim që i ka ardhur deri më tani këtë sezon.

Leave a Reply