Reparti i hemodializës në Prizren ofron shërbime cilësore për pacientët e rregullt, ku jeta e tyre është ai aparat në këtë repart.
Janë edhe 195 pacientë nga Komuna, nga qytete të ndryshme të regjionit të Prizrenit, duke e kaluar në 212 numrin e përgjithshëm të pacientëve që dializohen në këtë Spital.
Brenda vitit, në Repartin e Dializës ofrohen 30 mijë seance Dializë, përfshirë edhe shtetas të vendeve të tjera, që përkohësisht janë në Prizren.
Stafi që ofron shërbimet e Dializës është i trajnuar mirë dhe secili ka përvojë për këtë shërbim tepër të ndjeshëm dhe shumë të nevojshëm.
Numri i pacientëve sipas vendbanimeve;
-Komuna e Prizrenit, 98 pacientë
-komuna e Suharekës, 28 pacientë
-Komuna e Rahovecit, 27 pacientë
-Komuna e Malishevës, 23 pacientë
-Komuna e Dragashit, 16 pacientë,
-Komuna e Mamushës, 1 pacient
-Republika e Shqipërisë, 17 pacientë
Vlen të theksohet se ky repart ka mjek të cilët janë tepër të përkushtuar në shëndetin e mirë për pacientët, si dr. Anita, dr. Regjepi, dr Genci, dr, Feriti, dr Hektori.
Falë profesionalizmit e përkushtimit maksimal dhe shumë serioz të kryeinfermierit Valmir Avdaj ky repart po merr pamje të mrekullueshme çdo ditë e më shumë si dhe pacientët shërbime e kujdes cilësor./04 Online – Vjollca Gurgule