Unitedi është i gatshëm të bëjë ofertë prej 100 milionë eurosh për yllin e Premierligës

0
71

Manchester United po e vlerëson seriozisht mundësinë për transferimin e Sandro Tonalit gjatë afatit kalimtar veror.

Mesfushori italian i Newcastle United vazhdon të jetë një nga emrat më të kërkuar në tregun evropian, ndërsa drejtuesit e klubit nga Old Trafford po kërkojnë përforcime të rëndësishme në repartin e mesfushës për sezonin e ardhshëm.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Manchester United është i gatshëm të paraqesë një ofertë konkrete për 26-vjeçarin, por Newcastle nuk pritet të heqë dorë lehtë. Klubi anglez raportohet se e vlerëson kartonin e Tonalit rreth 100 milionë euro, përfshirë bonuset.

Që nga transferimi nga Milani në verën e vitit 2023, Tonali është shndërruar në një nga mesfushorët më të rëndësishëm të Newcastle. Edhe pse pati një fillim të vështirë pas pezullimit për çështje të basteve sportive, ai ka rikthyer formën dhe ka qenë vendimtar sa herë ka qenë në dispozicion.

Interesimi i Manchester United lidhet edhe me nevojën për freski në mesfushë, pasi e ardhmja e Casemiros mbetet e paqartë, ndërsa Manuel Ugarte ende nuk ka arritur të bindë plotësisht.

Tashmë mbetet të shihet nëse “Djajtë e Kuq” do të jenë të gatshëm të përmbushin kërkesën financiare të Newcastle për një nga emrat më të nxehtë të merkatos së verës./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here