Ujë me mjaltë dhe uthull molle esëll në mëngjes, efektet janë fantastike

0
553

Zakonet e këqija të të ngrënit mund të bëjnë që stomaku të prodhojë më shumë acid seç duhet. Niveli i ulët i pH në trup mund të çojë në shfaqjen e shumë sëmundjeve, infeksioneve, inflamacioneve, mungesë energjie etj.

Konsumimi i uthullës së mollës musht me mjaltë mund të ndihmojë në alkalizimin e trupit. Uji me mjaltë dhe uthull molle ngre nivelin e pH të gjakut dhe lufton mikrobet, viruset dhe sëmundjet.

Uthulla e mollës musht përmban pektinë, vitamina B1, B2, B6, biotinë, acid folik, acid pantothenik dhe vitaminë C, shkruan Shendeti. Ajo përmban edhe minerale si natrium, fosfor, kalium, kalcium, hekur dhe magnez.

Mjalti është i njohur për vetitë e tij të pafundme antibiotike dhe ushqyese.

Konsumoni çdo ditë esëll në mëngjes një gotë ujë të vakët me një lugë gjelle mjaltë dhe një lugë çaji uthull molle.

Ja çfarë përfitimesh do të merrni:

  • Eleminon dhimbjet e ndryshme të trupit, muskujve, kockave
  • Trajton urthin dhe aciditetin e stomakut
  • Ul nivelin e kolesterolit të keq në gjak
  • Ndihmon në tretje
  • Trajton kapsllëkun
  • Ul presionin e lartë të gjakut
  • Ndihmon në rënie në peshë
  • Lehtëson dhimbjet e fytit
  • Rrit nivelin e energjisë
  • Eleminon erën e keqe të gojës
  • Ul inflamacionin

Kujdes! Ju lutem konsultohuni me mjekun para se të konsumoni uthull molle çdo ditë. Disa kushte shëndetësore nuk e lejojnë konsumimin e uthullës së mollës çdo ditë.

Leave a Reply