Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA të premten ka marr vendim të dënoj Barcelonën dhe Manchester Unitedin për shkelje të Fair Play Financiar.
Katalanasit u dënuan me një gjobë prej 500 mijë eurove, ndërsa “Djajtë e Kuq” me 300 mijë euro gjobë, shkruan IndeksOnline.
Barcelona u gjykua se kishte thyer një dënim më të rëndë, të cilin UEFA e përshkroi si ” raportim i gabuar, në vitin financiar 2022, fitime nga asgjësimi i aktiveve jo-materiale (përveç transferimeve të lojtarëve) të cilat nuk janë të ardhura përkatëse sipas rregulloreve.
Nga ana e tij, Manchester United gjobitet për një shkelje “të vogël” të parimit të balancimit të llogarive të vendosura që nga viti 2011 ndaj klubeve të përfshira në garat evropiane, në emër të rehabilitimit financiar të futbollit europian, nisur në një garë të përhershme për talent që ushqen shpërthimin e pagave.
Dënimet nuk do të ndikojnë në pjesëmarrjen e asnjërës palë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm dhe të dy klubet do të fillojnë fazën e grupeve në shtator.