De la Fuente: “Yamal ka ankthin e një gjeniu”

0
10

Trajneri i Spanjës, Luis de la Fuente, ka lavdëruar formën dhe ambicien e Lamine Yamalit para përballjes me Kroacinë në Ligën e Kombeve.

Duke folur për talentin e Barcelonës, De la Fuente tha: “Yamal ka ankthin e një gjeniu, ankthin e një talenti të jashtëzakonshëm. Dhe ky ankth këtu nuk është në kuptim negativ, pasi ai është gjithmonë i uritur për më të mirën, sepse dëshiron të jetë më i miri”.

Trajneri spanjoll theksoi se Yamal është në formë të shkëlqyer, ndërsa nuk konfirmoi nëse do të jetë titullar ndaj Kroacisë.

“Lamine është në kulmin e nivelit të tij dhe është një garues i lindur. Ne gjithmonë kemi qenë të vendosur të zgjedhim formacionin më të mirë të mundshëm për çdo ndeshje dhe këtë kemi bërë gjatë gjithë këtij turneu”, shtoi ai.

De la Fuente foli edhe për Dani Olmon, i cili ka një lidhje të veçantë me Kroacinë.

“Ai e kupton plotësisht rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Do të vlerësojmë kohën më të përshtatshme për Danin që të luajë në ndeshje, por ai është shumë i emocionuar dhe është shumë i dashur në Kroaci”./04 Online/