Një lojë e bukur sot nga djemtë e KF “Liria” në kategorinë U13, grupi B.
Trajneri Driton Luli me të drejtë sot i është gëzuar rezultatit të ekipit të cilin e udhëheq, pasi ata arritën ta mposhtin KF “Drenoci” me rezultat 2:1.
Dior Krasniqi dhe Adriatik Halilaj janë dy lojtarët e klubit bardhë e zi të cilët arritën të shënojnë në portën kundërshtare, duke i sjellur ekipit fitoren e radhes. Përgjatë tërë lojës, trajneri Luli ka këshilluar lojtarët e ekipit të tij për të ardhur deri te rezultati pozitiv, e poashtu edhe për ta mbajtur rezultatin e fitores.
04 Online e ka ndjekur për së afërmi ndeshjen, e cila është karakterizuar me aksione sporadike e kundërsulme të shpejta. Lojë plotë emocione.
Ndonëse nuk kanë munguar përpjekjet e ekipit kundërshtar për barazimin e rezultatit, lojtarët e Lirisë nuk u dorëzuan deri në fund, duke e mbrojtur rezultatin e fitores./04 Online