Bimët që kurojnë gjëndrat tiroide

0
48

Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij.

Gjëndrat tiroide ndodhen në pjesën e mesme të fytit dhe shërbejnë për të rregulluar metabolizmin me hormonet e tij. Me fjalën metabolizëm shprehet shpejtësia ose frenimi i djegies së substancave ushqimore në inde për të prodhuar energji, si dhe për zhvillimin e organeve të ndryshme të trupit.

Funksioni i gjëndrave tiroide varet shumë edhe nga sasia e jodit që hyn në organizëm. Gjëndrat tiroide kanë këto shenja dalluese: dalja jashtë e kokërdhokëve të syrit, sytë janë të shkëlqyeshëm e të gjallë, kanë dridhje duarsh, dobësim trupi, rrahje të zemrës të shpeshta dhe më të forta. Të sëmurët me tiroide preken shpejt, qajnë lehtë, kanë dhimbje koke, lëkura rri e djersitur dhe e ngrohtë, shpesh e skuqur, kanë heqje barku, çrregullime menstruacionesh te gratë, shtrëngesa të gjoksit, bllokim të frymëmarrjes.

Funksioni i gjëndrës tiroide dobësohet nga ndikimi normal i gjëndrës së hipofizës mbi tiroiden, çrregullimet që prekin gjëndrën, shkaqe të tjera të panjohura të cilat veprojnë drejtpërdrejt në gjëndër. Kjo është sëmundje që prek më tepër gratë. Gjëndra prodhon shumë hormone, si pasojë e kësaj trupi pëson disa çrregullime me rëndësi, siç ishin ato që përmenden më sipër.

Kurimi i gjëndrave tiroide me mungesë jodi

Në një litër raki të fortë rrushi 8 gradë tretni 1 kg sheqer dhe pastaj hidhni 40 kokrra arra të vogla (kur kanë push përsipër). Ena mbulohet dhe mbahet 40 ditë në vende të errëta. Pihet 1 filxhan 2 herë në ditë, në mëngjes esëll dhe në darkë para gjumit. Për personat që kanë gjëndra tiroide me mungesë jodi, specialistët e mjekësisë popullore këshillojnë që këta të sëmurë duhet të mbajnë te koka e krevatit një degë pishe me bohçen e saj me grykë të hapur, që çliron jod, nga darka deri në mëngjes. I sëmuri me tiroide duhet të konsumojë sa më shumë hurma të pjekura mirë, mundësisht të qullosura. Në vjeshtë, kur ka edhe më shumë fruta të tilla, duhet të hahen 1 orë para buke nga 6-10 kokrra për 30 ditë. Ata që vuajnë nga gjëndrat tiroide duhet të pinë çdo ditë lëngun e 1-3 kokrrave të limonit, ose 50 gramë lëkurë limoni të zihen në 500 gramë ujë për 20 minuta dhe pihet 2 herë nga 1 filxhan kafeje, esëll në mëngjes. Duhet të konsumoni edhe mishin e peshkut, që rritet në det, sepse ka shumë jod dhe jo ata peshq që rriten në liqene me ujëra të ëmbla.

Frashëri i bardhë

Zieni një litër ujë. Në momentin e zierjes hidhni 7-10 lugë gjelle me bimë të thara dhe të grimcuara. I lini 20-30 minuta dhe i kulloni. Nga kjo masë pihen 2 gota në ditë, të ëmbëlsuara sipas dëshirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here