Turistët: Ka mungesë parkingjesh dhe infrastrukturë në Prevallë

0
128

Me mungesë të investimeve dhe një infrastrukturë jo të mirë përballet edhe Prevalla, fshat ky turistik në zonën e Prizrenit. Turistët vendorë dhe të huaj të cilët vizitojnë këtë vend përballen me mungesë parkingjesh dhe infrastrukturë të dobët.

Ndërkohë, zyrtarë të Komunës së Prizrenit kërkojnë që Prevalla t’i kthehet nën menaxhim Komunës së Prizrenit.

Gjatë ditëve të vikendit Prevalla është e mbushur me vizitorë nga Kosova dhe rajoni… Por në këtë terren malorë e turistik , vizitorët nuk kanë shumë mundësi të ndihen komod . Infrastruktura e dobët dhe mungesa e parkingjeve , janë dy nga vështirësitë që hasin sapo të ngjiten lart …

” Sapo kemi mbërritur , ta shofim e të krijojmë ide sa do na pëlqejë … nuk kemi qenë ndonjëherë hera e parë …Rruga ishte e mire nga Prizreni deri këtu jo aq e mirë sa e prisnim”, thotë Ina Pulaha – Vizitore.

” E , pak aty ishte e prishur rruga , në fillim ishte mirë , por tek vije nga fundi ishte pak keq . Duhet të vish me makin tamam e të marrësh masa , ndryshe keq , rrëshket “, shprehet Geraldo Behlulaj vizitor.

” Besoj se zgjerimi i rrugës është një nga nevojat kyqe që e pashë ishte e ngushtë , e mirmbajta me qenë në nivelin më të lartë”, thotë Petrit Rexhaj po ashtu vizitor

” Kishte një problem , parkingje kishte shumë pak , por gjithsesi ishte shumë bukur , do e vizitoj përsëri”, tha Antonela Dedaj vizitore

E banorët e kësaj zone kanë po të njëjtin shqetësim….. Ata mendojnë që rikthimi i Prevallës te komuna e Prizrenit do të ndryshonte qasjen e investimeve infrastrukturore.

” Maspari problemi i parë është parkingu , duhet me pagu ndonjë makinë me pastru parkingun , me dit njerzit ku me parku makinat . Brenda në Prevallë rrugët janë më të dobëta , nuk ka asfalt ose kocka , nuk janë të shtruara “, tha Bajro Bajrami banor i Prevallës

Prevalla që nga viti 2015 është duke u menaxhuar nga ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Por ekzekutivi I Prizrenit kërkon rikthimin e menaxhimit tek komuna.

“Ne mendojmë që të rishqyrtohet harta dhe projekti detal i cili është hartu vite më parë në Prevallë . Me mundësitë buxhetore që i ka komuna dhe me intervenimin e ministrisë ose grandeve qeveritare që munden të na ofrojnë ata , të rregullojmë një infrastrukturë përcjellëse të të gjitha atyre ndërtimeve atje , që ta bëjmë me të vërtetë një vend pushimi për qytetarët e Prizrenit dhe të gjithë Kosovës në përgjithësi”, tha Çelë Lama, Drejtor i Shërbimeve Publik.

E me këtë ide pajtohet edhe Haziz Hodaj nga LDK

” Nuk ka prek dora e qeverisë në asnjë segment të Prevallës , një infrastrukturë e dobët , kam mendimin që kthimi nën juridiksionin komunal , do të ishte më e mirë , ashtu, ashtu është në territorin e komunës së Prizrenit dhe sigurisht që do ta ketë një përkujdesje më të madhe Prevalla pastaj”, tha ai

Ndërtimi i fshatit turistik “Prevalla” ka nisur në vitin 2006 nën mbikëqyrjen në atë kohë të komunës së Prizrenit./RTK/

Leave a Reply