Tre vëllezër sulmojnë me levë metalike një 29-vjeçar në Suharekë, Policia i shpall në kërkim

0
257

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve mes të rinjve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë edhe në rrahje brutale, për çka nevojitet ndërhyja e Policisëraporton Gazeta Sinjali.

Një incident i tillë ka ndodhur edhe dje, në fshatin Studençan të Suharekës dhe këtë herë janë të përfshirë tre vëllezër, të cilët dyshohen se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një 29-vjeçari.

Kështu kanë bërë me dije burimet nga Prokuroria, me ç’rast kanë njoftuar se vëllezërit Kryeziu kanë sulmuar me një levë metalike viktimën, në parkingun e një marketi. Për motive akoma të panjohura, ata janë futur në sherr pasi fillimisht kanë pasur një zënkë.

Për pasojë, viktima ka marrë lëndime trupore, për çka është dërguar në Spitalin Rajonal të Prizrenit për trajtim mjekësor.

Posa rasti është denoncuar në Polici, njësitet policore kanë intervenuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që të dyshuarit janë shpallur në kërkim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarve.

Leave a Reply