Në Prizren janë arrestuar tre person të dyshuar se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve.
Referuar Policisë, pas një kontrolli në shtëpitë dhe automjetet e tyre, u sekuestrua një pistoletë, 14.47 gram marihuanë, tri peshore, disa qese plastike për mbushje dhe 0.20 gram mbetje narkotike.
“Substanca narkotike e sekuestruar është lloji marihuanë, ndërsa tri peshorët janë gjetur në prani të të arrestuarve. Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar me vendim të prokurorit”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.