Tre mënyra efektive për të lehtësuar dhimbjen e dhëmbëve

0
137

Tre metoda të shpejta si ta qetësoni dhimbjen e dhëmbit në kushte shtëpie:

1. Hudhër: Hudhra njihet për vetitë e shumta antibakteriale dhe antiinflamatore që arrijnë të neutralizojnë dhe qetësojnë dhimbjet e ndryshme. Merrni një thelb hudhër, përtypeni për 5 sekonda dhe vendoseni në dhëmbin apo dhëmballën që ju shqetëson derisa dhimbja të pushojë. Mund të provoni të njëjtin truk edhe duke e përzier me pak kripë të jodizuar.

2. Qepë: Qepa ka përbërje antiseptike dhe antibakteriale, të cilat ndihmojnë në këtë rast. Nëse nuk keni qetësues në shtëpi, provoni të përtypni disa feta qepë të kuqe derisa dhimbja të pushojë.

3. Bustinat e çajit: Jemi në atë periudhë të vitit, ku birra e ftohtë i ka lënë vend çajërave shumëngjyrësh e me aroma dehëse, por pasi keni shijuar një filxhan të ngrohtë në shoqëri të mirë, mos e hidhni bustinën pasi mund t’ju duhet në një moment të vonë. Bustina e çaji përmbajnë taninë, një antiinflamator natyral që mund t’ju ndihmojë në raste se keni dhimbje dhëmbi. Merrni 1-2 bustina dhe vendosini në ngrirje, më pas përdorini mbi dhëmbin ose dhëmballën e infektuar.

Leave a Reply