Trajneri Naif Jahaj jep dorëheqje nga KF “Drini i Bardhë”, pavarësisht kryesimit në Ligën e Tretë

0
245

Një zhvillim i pazakontë ka ndodhur në futbollin kosovar, ku trajneri i KF “Drini i Bardhë”, Naif Jahaj, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, ndonëse skuadra po kryeson në Ligën e Tretë në grupin e Dukagjinit, shkruan 04 Online.

Në një njoftim publik, Jahaj ka përmendur disa mospajtime me klubin, pa specifikuar arsyet e sakta të largimit. Megjithatë, ky vendim vjen menjëherë pas fitores së rëndësishme të ekipit të tij ndaj KF “Arbana” me rezultat 2:1 të dielën e kaluar, një rezultat që e forcoi pozitën e parë të skuadrës në renditje.

Dorëheqja e trajnerit Jahaj në këtë moment kritik të sezonit lë shumë pikëpyetje mbi të ardhmen e klubit dhe vazhdimësinë e sukseseve të tij.

“Nga sot jam larguar nga pozita e trajnerit te klubi “Drini i Bardhë” pas disa mospajtimeve të ndërsjellta mes meje dhe klubit, nuk kishte frymë dhe gjuhë të përbashkët për të vazhduar më gjatë.

E falënderoj kryetarin Mustafë Totaj dhe anëtarët tjerë të klubit për bashkëpunimin e deritashëm.
I falënderoj lojtarët për kontributin në sukseset e përbashkëta.
Klubit suksese në rrugën drejt titullit kampion”, thuhet në njoftimin e Jahajt./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here