Totaj priti në takim Guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash

0
259

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, përmes një shkrimi në facebook ka njoftuar se gjatë ditës së sotme ka pritur në takim Guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash, me të cilin ka diskutuar për ngritjen e cilësisë së Arsimit si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen në mes dy komunave.

Njoftimi i plotë:

Sot, takova Guvernatorin e Qarkut Atashehir të Stambollit, Ismail Hakki Ertash, me të cilin diskutuam për ngritjen e cilësisë së Arsimit si dhe mundësinë e bashkëpunimit në të ardhmen.
Ndërsa, gjatë muajit mars, të këtij viti, Drejtoresha e Arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, bashkë me zyrtarët e DKA-së si dhe me koordinatorin e projektit Erol Kala, ishin për vizitë në Komunën e Atashehirit në Stamboll ku është pritur nga z. Ertash.
Qëllimi i vizitës ishte projekti për binjakëzimin e shkollave të Komunës së Prizrenit me 11 shkolla të Komunës së Atashehirit, ku 6 prej tyre janë shkolla filore dhe 4 shkolla të mesme të larta. Në vizitë morën pjesë edhe drejtorët e shkollave që janë të binjakëzuara me shkollat e Atashehirit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here