Thaçi para dy dekadave ishte sikurse Zelensky sot, ndoshta dhe më shumë se kaq

0
174

Nënkryetarja e Partisë Demokratike e Kosovës, Vlora Çitaku, e ka krahasuar ish-liderin politik të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyin.

Sipas Çitakut, Thaçi ndoshta ka qenë edhe më shumë sesa Zelensky, pasi sipas saj, ky i fundit ka aparat shtetëror, ndërsa Thaçi nuk kishte pasur.

“Hashim Thaçi para dy dekadave ishte sikurse Zelensky sot. Ndoshta edhe më shumë se kaq. Ai drejtoi një lëvizje çlirimtare. Nuk kishte aparat shtetëror. Mbani mend”, ka shkruar Vlora Çitaku.

Ndryshe, ish-presidenti Hashim Thaçi është duke u mbajtur në paraburgim në Hagë dhe më 3 prill pritet të nisë procesi kundër tij dhe të tjerëve.

Leave a Reply