Terrorizohet vajza e re në mes të rrugës në Prizren, një person e kap me zor nga mbrapa

0
3262

Ecja nëpër rrugët e qyteteve të Kosovës është shndërruar në sport ekstrem për vajzat dhe gratë. Kjo për shkak të mungesës së sigurisë pasi që ato gjatë kohës që lëvizin vetëm, vazhdimisht hasin në persona të dyshimtë të cilët i ngacmojnë ato e për më tepër marrin guximin edhe t’i ngacmojnë, sulmojnë dhe dhunojnë seksualisht, raporton Gazeta Sinjali.

Me një rast të tillë është përballur mbrëmë një vajzë në rrugën ‘William Walker’ në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se ngjarja ka ndodhur derisa 20-vjeçarja po ecte rrugës, kur në një moment një person i panjohur e kishte kapur nga mbrapa dhe ia kishte mbyllur gojën me dorë.

E frikësuar dhe e shqetësuar nga ajo që i ka ndodhur, e reja ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer gjithë tmerrin që përjetoi, teksa bëri me dije se i dyshuari menjëherë pas kryerjes së veprës është larguar me shpejtësi në drejtim të panjohur.

Njësitë policore kanë marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore që ndihmojnë në identifikimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Ngacmim’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren varësisht nga zhvillimi i hetimeve.

Leave a Reply