Ten Hag: Rashford? Duhej ta lija në stol, kemi kalendar shumë të ngarkuar

0
115

Pas humbjes 3-4 ndaj Chelsea-t, trajneri i Manchester United, Erik ten Hag u pyet specifikisht se pse Marcus Rashford, një ndër protagonistët e “Djajve të Kuq” e nisi këtë takim në minutën e 66’.

Trajneri holandez shpjegoi për mediet se Rashford ishte lënë jashtë formacionit si pjesë e planeve për t’i dhënë mundësi sulmuesit anglez për t’u çlodhur disi dhe për të qenë për fundjavë, kur do të përballen me kryesuesit e Premier League, Liverpool-in.

“Vendosa për Marcus Rashford që të qëndrojë në stol për rotacion, për ta mbajtur atë dhe ekipin të freskët gjatë një periudhe të ngarkuar me një tjetër ndeshje të madhe që kemi të dielën”-deklaroi Ten Hag.

Leave a Reply