Pijet e ftohta dhe kondicionerët përkeqësojnë astmën?

0
136

Pyet mjekun” është rubrika më e re, një platformë që bën të mundur kontaktin ndërmjet mjekut dhe pacientit.

Nëse keni ndonjë pyetje, për gjithçka që ju shqetëson në shëndetin tuaj, këtu do të merrni përgjigje nga mjekë me eksperiencë, pa rezervime takimesh dhe duke shmangur radhët e gjata.

Pacientja: Si ndikojnë pijet e ftohta, ventiluesit apo kondicionerët në përkeqësimin e gjendjes klinike të astmës?

Mjeku: Qëndrimi direkt dhe në afërsi të freskuesve, ventiluesve, ftohësve të ndryshëm apo dhe kondicionerëve do të shkaktojë evaporimin (avullimin)e djersës dhe kështu ftohjen e lëkurës. Kjo ftohje e shpejtë shkakton një hiperaktivitet bronkial, që shkakton kriza të astmës bronkiale. Po ashtu tharja e mukozës së hundës si pasojë e këtij efekti shkakton të tështitura dhe kriza të astmës. Ndërsa përdorimi i pijeve të ftohta, veccanërisht akulloreve, shkaktojnë ftohje të grykës dhe të gypit (ezogafut) që ccon ushqimin në stomak, e për pasojë dhe acarim të astmës.

Këshilla për të sëmurët astmatikë
-mos qëndroni direkt poshtë ventiluesve, freskueseve, kondicionerëve
-gradoheni kondicionerin 3-4 gradë më poshtë temperaturave të ambientit të jashtëm
-kur udhëtoni, përpiquni të shmangni qëndrimin pranë dritares, për të eleminuar korrentet e ajrit
-lahuni me ujë të vakët
-kur shkoni në plazh, hyni në det gradualisht
-mos flini apo qëndroni me flokë ta lagur
-mos ecni zbathur, vishni shapka edhe kur jeni në shtëpi
-mos pini ujë dhe ushqime të ftohta
-shmangni ekspozimin nga ora 10-17, sepse në këto orë niveli i ndotësve është shumë i lartë
-shmangi aktivitetin fizik në orët e pikut dhe ambientet me nivel të lartë ndotjeje
Doktoreshë pse në këtë periudhë të vitit kemi riakutizim të sëmundjes së astmës?

Astma bronkiale është një sëmundje alergjike e bronkeve dhe rrugëve të frymëmarrjes që në gati 80% të rasteve, shkaktohet nga faktorë që ndodhen në ajër. Ndodh shpesh që faktorë shkaktarë që ndodhen në mjedisin e jashtëm ta shpërthejnë për herë të parë dhe ta ngacmojnë vazhdimisht sëmundjen gjatë ecurisë së saj në mënyrë të vazhdueshme. Nën ndikimin e lagështirës dhe luhatjeve të theksuara të temperaturave të ajrit, rritet sasia e ndotësve dhe i komponentëve në ajër të tyre, të cilët ndikojnë direkt në shpërthimin e krizave dhe rëndimin e astmës. Po ashtu viruset që prekin pjesën e sipërme të aparatit të frymëmarrjes, ndikojnë në acarimin e gjendjes. Po ashtu në këtë periudhë ndikon dhe substanca të ndryshme të prejardhura nga kafshët shtëpiake, mykrat e ambienteve të brendshme, por dhe atyre të jashtme.

Leave a Reply