Të mërkurën pritet të kalohet pengesa e fundit për liberalizimin e vizave

0
181

Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, nesër, pritet të votohet marrëveshja për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, si hapi i fundit në këtë proces të gjatë.

Në rast se marrëveshja merr votat e eurodeputetëve, atëherë të mërkurën presidenti i Parlamentit Evropian dhe Suedia si kryesuese e Presidencës së BE-së do të nënshkruajnë zyrtarisht vendimin për liberalizim.

Liberalizimi i vizave, sipas marrëveshjes, do të hyjë në fuqi në kohën kur të nisë funksionimi i Sistemit Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit – ETIAS, por jo më vonë se 1 janar 2024.

Leave a Reply