Në episodin e fundit të “Big Brother VIP Albania”, Zarfi i Zi i hapur mbrëmjen që shkoi shkaktoi tensione ndër banorët, pasi vendosi që G Bani, Jozi dhe Amber të ishin në televotim për sjellje denigruese, shkruan 04 Online.
Pas këtij vendimi, Amber vendosi të tërhiqej nga gara, duke i lënë dy konkurrentët të përballen me televotimin.
Megjithatë, Vëllai i Madh mori një vendim të papritur dhe hapë televotim për të gjithë banorët, duke lënë të gjithë në rrezik. Më pak i votuari nga publiku do të largohet të shtunën, duke shtuar pasiguri dhe emocion për të gjithë pjesëmarrësit në shtëpi./04 Online