Talent, premtove shujta më cilësore për nxënësit por qe dy vite ato ua ndale

0
446

Në asnjë rast tjetër më mirë, sikur në rastin tënd Talent nuk vlen fjala e famshme “Aty ku flitet për shumë dredhëza merre kofën e vogël”. Askush, asnjë kandidat për kryetar të Prizrenit si ka gënjyër qytetarët më shumë se sa ti Talent. Jo që ti din aq shumë me rrejt, por mësuesit i ke pas shumë të fortë për mi gënjy dhe me i mashtru qytetarët e Prizrenit.

Kur në qeverisjen para ardhjes tënde në pushtet, filloi dhënia e shujtave ushqimore, flakë ki pas qit se këto shujta nuk janë cilësore, e duke premtuar se me ardhjen në pushtet do ta ndrroni komplet ushqimin dedikuar për nxënësit e shkollave fillore në ciklin e ulët. Ju veç keni ditur ta ndalni, se për që dini me i ba më të mira, idenë as më të vogël se keni.

I keni mashtru e tradhëtu qindra prindër që me shumë telashe po ja dalin çdo ditë që fëmijëve të tyre ti sigurojnë shujta ushqimore. Mos harro, ka prindër që i kanë nga dy e nga tre përnjëherë në shkollë. Llogarite ti me lapsin tënd të kozmetikës se sa hargjime bëjnë këta prindër, e që një pjesë e tyre janë mashtruar nga ti për ti votuar.

Je thirrë në emër të ndryshimit, por qëllimi paska qenë që ndryshimi të bëhet vetëm për ty e ata që ta bajnë amin, por që i ke shumë pak.

Mbaje në mend, shujtat do të jenë pikënisja e fundit tënd në pushtet, ata prindër nuk do të mund ti gënjesh më, nuk mund ti tradhëtosh më. Harroje!

Të kota janë trillimet e arsyetimet se na ka ndalë ky institucion apo institucioni tjetër, dy vite qeverisje pa u lujt asnjë guri. Se po të ju ndalte dikush, ti ja ki shumë haber me organizu konferenca të jashtëzkonshme me ba filma. Por, nuk të ka ndal askush.

Dobët, shumë dobët Talent!

Shkruan: Ilir BALDEDAJ

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

Leave a Reply