Një rast i dhunës në familje është raportuar në Policinë e Kosovës në Suharekë.
Si rrjedhojë është arrestuar një person i dyshuar, i cili me vendim të prokurotit është dërguar në mbajtje, shkruan 04 Online.
“Suharekë 15.10.2024 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë psikike dhe fizike ndaj babait të tij viktimës mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online