Suharekë | I gjejnë marihuanë, dy persona lirohen me procedurë të rregulltë me vendim të prokurorit

0
155

Dy persona si të dyshuar për posedim të narkotikëve janë shoqëruar në stacionin policor në Suharekë.

Të dyshuarve i është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

“Janë shoqëruar në stacion policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që tek të njëjtit (gjatë kontrollit) është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 5.89 gramë. Pas intervistimit me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./04 Online

Leave a Reply