Studimi italian: Vajzat me diabet mund ta kenë menstruacionin e parë më vonë

0
33

Një studim i realizuar nga shkencëtarë italianë ka treguar se vajzat që vuajnë nga diabeti mund ta përjetojnë menstruacionin e parë në një moshë më të vonshme krahasuar me bashkëmoshataret e tyre pa këtë sëmundje.

Studiuesit nga Universiteti Campus Bio-Medico në Romë analizuan të dhënat e më shumë se 160 vajzave që trajtoheshin me insulinë dhe i krahasuan ato me një grup vajzash pa nivele të larta të sheqerit në gjak.

Rezultatet treguan se, pavarësisht trajtimit intensiv me insulinë për kontrollin e glukozës, diabeti mund të ndikojë në kohën e fillimit të menstruacioneve.

Ekspertët theksojnë se monitorimi i rregullt shëndetësor mbetet i rëndësishëm për menaxhimin e ndikimeve që diabeti mund të ketë në zhvillimin hormonal./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here