Stoltenberg – Vuçiqit për situatën në veri të Kosovës: Nëse rrezikohet stabiliteti, ndërhyjmë

0
358

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka telefonuar presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, këtë të mërkurë, pas bisedës që ka zhvilluar një ditë më parë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë ndër të tjera se nëse rrezikohet stabiliteti në pjesën veriore, Aleanca Veri-Atlantike do të ndërhyjë.

“Fola me presidentin e Serbisë, Vuçiq rreth tensioneve në veri të Kosovës. Të gjitha palët duhet të angazhohen me konstruktivitet në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian dhe të zgjidhin dallimet përmes diplomacisë”, ka shkruar Stoltenberg, përcjell KlanKosova.tv.

“NATO-KFOR rri i gatshëm për të ndërhyrë nëse stabiliteti rrezikohet, bazuar në mandatin e Kombeve të Bashkuara”, vazhdon ai.

Gjuhë më të butë, Stoltenberg ka përdorur pas telefonatës që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti.

“Fola me Albin Kurtin rreth tensioneve të fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR. Të gjitha palët duhet të mbahen të qeta, të shmangin veprimet e njëanshme dhe ta mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbes në kontakt me të dyja, Prishtinën dhe Beogradin”, thuhej dje në qëndrimin e Stoltenberg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here