Statistikat në favor, Shqipëria synon fitoren e tretë në Moldavi

0
156

Shqipëria do të sfidojë Moldavinë për herë të shtatë në histori. Kuqezinjtë e Sylvinhos zbresin në fushën e Stadionul Zimbru me misionin për të prerë biletën në Gjermani 2024 dhe për të ruajtur pathyeshmërinë ndaj këtij kundërshtari.

Në gjashtë duelet e mëparshme kundër Moldavisë, Shqipëria ka regjistruar 5 fitore dhe një barazim, në miqësoren e gushtit të vitit 2012 në Shqipëri. Ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.

Ndërkohë që takimet e tjera kanë qenë për eliminatoret e Europianëve. Të pesta të fituara nga kombëtarja shqiptare. Vlen për t’u theksuar se kuqezinjtë kanë pësuar gol nga Moldavia vetëm në një sfidë.

Ishte përballja e qershorit të vitit 1995. Duel i vlefshëm për fushatën kualifikuese të Angli 1996, të cilin Shqipëria e fitoi 2-3 në Kishinjev.

Suksesi u fundit u regjistrua në qershorin e këtij viti në “Air Albania”, me djemtë e Sylvinhos që mposhtën Moldavinë 2-0 falë realizimeve të Jasir Asanit dhe Nedim Bajramit.

Leave a Reply