Southgate: Finalja erdhi si shpërblim i asaj që po bëjmë për kauzën tonë

0
91

Anglia ka kaluar në finale të Euro 2024, aty ku do të përballet me panjën më 14 korrik, pasi eliminoi Holandën me rezultat 2-1 në gjysmëfinale.

“Tre Luanët” ishin në disavantazh, por arritën të fitonin me përmbysje rezultati.

Pas ndeshjes, trajneri Gareth Southgate e vlerësoi paraqitjen e futbollistëve të tij.

“Ne luajtëm shumë mirë. Ishte një ndeshje e komplikuar dhe ne duhej të vazhdonim të ndryshonim mënyrën se si po mbronim. Na u desh të përshtateshim në mënyrë të vazhdueshme. Më vjen mirë që djemtë morën vendimet e duhura. Finalja është e veçantë për ekipin, erdhi si shpërblim i asaj që po bëjmë për kauzën tonë. Gjëja më e rëndësishme është që të gjithë janë gati të zbresin në fushë. E ndienim që po fillonim të humbnim pak nga ana energjike, presingu ynë po zbehej. Harry sapo kishte marrë një goditje, ndërkohë që Ollie bën mirë presing dhe sulmon thellësinë. Menduam se ishte një moment i mirë për të provuar dhe ia dolëm. Jam i lumtur që Ollie e shfrytëzoi momentin e tij, jam i lumtur për të”, tha Southgate.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here