Sot moti me vranësira dhe intervale me diell

0
78

Ditën e sotme parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje shiu, sidomos në orët e mëngjesit.

Reshjet në momente dhe zona të caktuara do të jenë në formë të rrebesheve.

Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-48 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 4 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 14°C.

Leave a Reply