Sot deri në 32°C

0
60

Kosova do të përfshihet sot nga mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesshme, ndërsa gjatë orëve të pasditës në disa rajone priten rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara edhe me shkarkesa rrufesh.

Sipas parashikimeve meteorologjike, era do të fryjë nga drejtime të ndryshme me intensitet të lehtë deri mesatar, duke arritur shpejtësi prej 15 deri në 35 kilometra në orë.

Temperaturat minimale gjatë mëngjesit do të sillen ndërmjet 12 dhe 16 gradë Celsius, kurse ato maksimale gjatë ditës do të arrijnë nga 28 deri në 32 gradë Celsius.

Kushtet e motit pritet të favorizojnë intervale të gjata me diell, megjithatë qytetarët këshillohen të kenë kujdes në zonat ku mund të paraqiten reshje të shkurtra dhe bubullima gjatë pasdites./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here