Sot pritet mot i ndryshueshëm, me periudha me diell dhe vranësira të shumta, reshje shiu si dhe shkarkesa rrufesh. Në zona të caktuara nuk përjashtohet mundësia që reshjet të shoqërohen edhe me breshër.
Në orët e hershme të mëngjesit mund të ketë rrebeshe lokale, ndërsa reshjet do të paraqiten herë pas here edhe gjatë pasdites dhe mbrëmjes, ku në disa vende mund të jenë më intensive dhe të shoqërohen me aktivitet të theksuar elektrik.
Era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1–12 m/s.
Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 10 dhe 13°C, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 22 deri në 26°C, me një rënie të lehtë krahasuar me ditët e kaluara.















































