Moti në vendin tonë pritet të karakterizohet nga vranësira të shpeshta, ndërsa gjatë ditës mund të ketë edhe reshje të dobëta e të izoluara në disa lokalitete.
Kushtet atmosferike do të shoqërohen me erë nga drejtimi i veriut dhe verilindjes, e cila do të fryjë me shpejtësi nga 10 deri në 27 km/h.
Sa i përket temperaturave, ato do të mbeten relativisht të ulëta. Minimalet parashihen të zbresin nga 5 deri në 7°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë vlerat nga 8 deri në 12°C./04 Online/














































