Simptomat paralajmëruese të leukemisë që nuk duhet t’i injoroni kurrë

0
603

Të gjithë ekspertët e shëndetit bien dakord në një pikë: Nuk ka ndonjë shenjë apo simptomë specifike.

Besojeni ose jo, shumica e qelizave të kuqe që trupi prodhon vijnë nga palca e kockave – një substancë dhjamore që gjendet në sasi të lartë tek fundet e kockave.

Te personat që vuajnë nga leukemia, një nga këto qeliza të reja të gjakut pëson “transformim” malinj si pasojë e mutacioneve gjenetike të ndryshme që ndodhin në ADN-në e saj. Më pas ajo fillon të shumëfishohet dhe këtu fillon të zhvillohet dhe sëmundja.

Ka disa nënlloje të leukemisë, që janë të përcaktuara nga lloji i qelizave të gjakut që janë kthyer në kancerogjene si pasojë e mutacionit gjenetik.
Simptomat e para me të cilat shfaqet sëmundja përkojnë edhe me shumë gjendje të tjera shëndetësore, prandaj nuk mund të thuhet me bindje të plotë që kjo simptomë i përket sëmundjes së leukemisë.

Megjithatë, ka disa simptoma që fillojnë të shfaqen tek personat që vuajnë nga llojet më të zakonshme të leukemisë.

Lëkurë e zbehtë

Me zhvillimin e leucemisë qelizat e gjakut të dëmtuara nga kanceri fillojnë të pushtojnë palcën e kockave, prandaj bëhet më e vështirë zhvillimi i qelizave të shëndetshme.
Duke qenë se janë më pak qeliza të shëndetshme, personi fillon të zhvillojë anemi, që çon në zbehje të lëkurës. Anemia mund të shkaktojë gjithashtu ndjesinë e të ftohtit në duar dhe këmbë gjatë gjithë kohës

Infeksione ose temperatura e lartë

Qelizat e gjakut janë një komponent shumë i rëndësishëm i sistemit imunitar. Nëse nuk jeni në gjendje të mirë shëndetësore, si në rastin e personave me leucemi, jeni të predispozuar të sëmureni më shpesh.
Infeksionet dhe temperatura e lartë janë ndër simptomat më të zakonshme që hasen tek personat që vuajnë nga leukemia.

Vështirësi në shërimin e plagëve

Nëse një prerje ose gërvishtje e lehtë merr shumë kohë për t’u shëruar, ose ju mavijoset shpejt lëkura, këto simptoma mund të paralajmërojnë për një “transformim” të qelizave të gjakut të lidhur me leuceminë.

Njollat e kuqe të vogla në lëkurë – një gjendje e njohur si petechiae – mund të shkaktohen gjithashtu edhe nga leukemia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here