Siguria në punë sfidë qe po e përcjellë çdo ditë vendin tonë, Kosovën!

0
513

.Fushata në përgjithësi duhet të fokusohet në mënyrën se si kompanitë, punëtorët, përfaqësuesit e tyre dhe akterët e tjerë mund të punojnë së bashku për të përmirësuar sigurinë dhe shëndetin në punë.

Komuniti i biznesit në lulëzim krijon vënde pune dhe pasuri, ndërkohë që një menaxhim i mirë i shëndetit dhe i sigurisë në vendin e punës është faktori kyç për të realizuar këtë. Kushtet e sigurta të punës janë një element thelbësor për cilësinë e mallrave të prodhuara dhe për ofrimin e shërbimeve.

Suksesi i një kompanie varet qe nga marrja në konsideratë e risqeve. Parandalimi është qasja më efektive për zbutjen e këtyre risqeve. Kjo lejon që një kompani t’i kufizojë pasiguritë. Gjatë vlerësimit të risqeve dhe marrjes së masave të duhura parandaluese, kompanitë mund t’a përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe, si rezultat, edhe marzhin e tyre të fitimit.

Mbrojtja e shëndetit dhe siguria e punëtorëve duhet të jetë një angazhim i vërtetë për ne, i cili angazhim duhet të jetë i vazhdueshëm duke avansuar dhe ofruar trajnime dhe metoda shumë specifike varësisht nga natyra e punës dhe rreziqet.

Punëdhënësit sot duhet t’i shohin politikat në lidhje me çeshtjet e shëndetit dhe të sigurisë si pjesë e mënyrës më të cilën ata e drejtojnë kompanitë/orgaznizatat e tyre.
Me përpjekje të zakonshme punëdhënësit dhe menaxherët duhet që t’i shfrytëzojnë të gjithë mundësitë që të shkëlqejnë në fushën e parandalimit e risqeve të shëndetit dhe të sigurisë në punë.

Përse është e rëndësishme Siguria dhe Shëndeti në Punë?
Çdo vit thuajse 5500 njerëz humbin jetën e tyre në teritorin e Bashkimit Europian si pasojë e mosrespektimit të rregullave për punë të sigurtë në vendin e tyre të punës dhe nga neglizhenca shpesheherë edhe individuale e cila mund të ketë edhe pasoja kolektive në kompani/organizat.
Një tjetër ndikim të madhë në sigurinë dhe shëndetin në punë luajnë edhe sëmundejt profesionale dhe për këtë fatëkeqësisht nuk kemi të dhëna konkrete dhe as bazë ligjore qe e trajton saktë këtë çështje e cila po “vretë” çdo ditë punonjësit në vendet e tyre të punës.

Për të gjitha këto parandalimi është themeli i qasjes ndaj problemeve të sigurisë dhe shëndetit në punë. Në praktikë, kjo do të thotë që të analizohen proceset e punës për të identifikuar risqet afatgjata dhe risqet afatshkurtëra, dhe më pas të veprohet për t’i shmangur ato sa më shumë të jetë e mundur ose për t’i zbutur ato.Pra, adresimi i shëndetit dhe i sigurisë ofron mundësi për përmirësimin e efikasitetit të kompanisë/biznesit si dhe për mbrojtjen e punëtorëve në vendet e tyre të punës.

Prandaj, duhet të orientohemi në adresimin e këtyre sfidave sipas mendimit tim si ekspert i kësj fushe dhe përfitimet mund të përfshinë këto pika:
• kosto të reduktuara dhe risqe të reduktuara — mungesa më të pakta të punonjësve në punë dhe norma më të ulta të qarkullimit të personelit, më pak aksidente dhe një kërcënim i ulët i penaliteteve ligjore,
• garantimi i një vazhdimësie më të mirë të biznesit, në këtë mënyrë rritet produktiviteti — duke shmangur incidentet, aksidentet, avaritë dhe dështimet e proçesit të punës,
• të ardhura të përmisuara dhe një reputacion më të mirë midis furnizuesve, klientëve dhe partnerë të tjerë.

Duhet thënë me zë se “Parandalimi ka të bëjë me menaxhimin e risqeve, risqet menaxhohen nga njerëz që punojnë së bashku dhe të përkushtuar në punë”
Krejtë çka duhet për proaktivitet në një kompani/organizat duhet udhëheqje efektive dhe e forte në menaxhimin dhe parandalimin e rreziqeve dhe parandalimin e tyre qysh në burimin e tyre.
Udhëheqja është një kusht për arritjen e suksesit. Një qasje parandaluese ka gjasa që të jetë e frytshme vetëm nëse mbështetet nga drejtuesit. Një udhëheqje e fortë dhe e dukshme si dhe menaxherë të angazhuar në të gjitha nivelet mund të sigurojnë drejtimin dhe të fusin këtë qasje parandaluese. Kjo e bën të qartë të gjithëve se siguria dhe shëndeti janë çështje strategjike brenda kompanisë.
E gjithë kjo duhet të përfshijë tre parimet themelore të menaxhimit të cilat janë çelësi për përmisimin e sigurisë dhe të shëndetit në punë.

Këto janë:
• udhëheqje efektive dhe e forte,
• përfshirja e punëtorëve dhe angazhimi i tyre konstruktiv,
• vlerësimi në vazhdimësi dhe rishikim.
Praktikisht kjo mund të jetë e realizueshme nëse kjo do të thotë:
• drejtuesit e angazhojnë vetvehten në çeshtjet e sigurisë dhe të shëndetit në punë, si një vlerë thelbësore e organizatës dhe ia komunikojnë këtë punonjësve,
• drejtuesit kanë një ide të saktë të profilit të riskut të organizatës,
• drejtuesit udhëheqin me shëmbuj dhe e tregojnë integritetin e udhëheqësit, për shëmbull, duke i zbatuar në çdo kohë të gjithë rregullat që kanë të bëjnë me shëndetin dhe me sigurinë në punë,
• rolet dhe përgjegjësitë e aktorëve të ndryshëm për parandalimin dhe menaxhimin e risqeve të shëndetit dhe të sigurisë ne vëndin e punës janë përcaktuar qartë, janë planifikuar dhe monitoruar.

Shkruan: Msc.i Dipl.i Eng. Sami Gashi
Specializimin për burimet e ripërtritshme në bashkëpunim me Arizona State University, dhe Auditor i çertifikuar i energjisë elektrike dhe ndriçimit publik.

* Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e 04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here