Si t’i vishni pantallonat e bardha gjatë verës 2023? Ja kombinimet perfekte

0
219

Kanë qenë gjithmonë të preferuarat e yjeve të Hollywood: Pantallonat e bardha janë protagonistet e garderobës së sezonit të verës, edhe nëse nuk janë gjithmonë të lehta për t’u kombinuar.

Për të krijuar një veshje perfekte me pantallona të bardha në verën 2023, mjaftojnë disa truke të vogla, në varësi të rastit.

Totalisht me të bardha

Si t'i vishni pantallonat e bardha gjatë verës 2023? Ja

Pantallonat e gjera që kanë dalë në modë mund t’i vishni në ngjyrë të bardhë së bashku me një jelek, pa mëngë, që të duken si kostum. Në këmbë mund të vishni një palë sandale të balancuara me rripa, as shumë të ulëta e as shumë të larta.

Me bluzën me lule

Si t'i vishni pantallonat e bardha gjatë verës 2023? Ja
Printet shkojnë në mënyrë perfekte me pantallonat e bardha. Për vajzat që po kalojnë  ditët e fundit në zyrë para pushimeve, një bluzë e lehtë me lule është perfekte: kontrasti më veror që ekziston.

Me neutrale

Si t'i vishni pantallonat e bardha gjatë verës 2023? Ja
Blu e errët, bezhë, karamel, e zeza shkojnë mirë me pantallonat e bardha më mirë se çdo gamë tjetër nuancash. Ndër ngjyrat që duhen shmangur për t’u kombinuar me pantallonat e bardha, janë ngjyrat pastel.

Version casual, me atlete

Si t'i vishni pantallonat e bardha gjatë verës 2023? Ja
Pantallonat elegante të bardha të gjera janë protagonistët e garderobës së ditëve të verës. Gjatë ditës ato mund të përdoren në versionet prej liri apo pambuku, madje edhe në veshjet më casual. Kombinimi në modë i verës 2023 që duhet provuar: bluzë me një shpatull dhe atlete. Mos harroni aksesorët.

Krem dhe luleshtrydhe, kombinimi për verën 2023

Si t'i vishni pantallonat e bardha gjatë verës 2023? Ja
Kombinimi fitues i verës 2023? Pantallonat e bardha të kombinuara me ngjyrën e luleshtrydheve.  

Leave a Reply