Si të kujdeseni për lëkurë të yndyrshme?

0
334

Së paku dy herë në javë, bëni një trajtim me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj pore dhe të mundë të eliminojë pikat e zeza

Lëkura është një nga elementët më të rëndësishëm për të pasur një fytyrë të bukur. Ndaj është e nevojshme të dimë ta mbajmë atë sa më mirë. Pastrimi më i efektshëm është ai që bëhet sipas llojit të fytyrës

Për lëkurën e yndyrshme, ndalohen produktet agresive që mund të provokojnë efektin e kundërt: duke e tharë lëkurën stimulojnë gjëndrat dhjamore që të prodhojnë më tepër yndyrë, shkruan sot gazeta ‘Zeri’.

– Në mëngjes: Lajeni mirë fytyrën me një detergjent specifik për lëkurën e yndyrshme: një i tillë ka përbërës ekuilibrues – yndyrë dhe dezinfektues, të cilët pastrojnë poret dhe eliminojnë efektin shkëlqyes nga fytyra. Së paku dy herë në javë, bëni një trajtim me një produkt kozmetik me kokrriza të mëdha, në mënyrë që të arrijë të depërtojë në çdo lloj pore dhe të mundë të eliminojë pikat e zeza. Gjatë ditës, kujdesuni të mbani afër peceta të lagura specifike, në mënyrë që të thani dhe të eliminoni ndonjë ndriçim eventual, sidomos në zonën e ndjeshme të fytyrës. Produktet e reja të firmave të mira kozmetike, mund të përdoren edhe mbi grimin e fytyrës.

– Në mbrëmje: Zgjidh një qumësht pastrues specifik dhe pas pastrimit shpëlajeni mirë fytyrën me ujë të freskët të rrjedhshëm. Pas kësaj është i domosdoshëm toniku: duhet një produkt i veçantë me një gradë të ulët alkoolike me elementë lehtësisht esfoliantë, si acidi salicilik, që ditë pas dite pastrojnë me të vërtetë poret e lëkurës.

Leave a Reply