Reperi i njohur shqiptar, Ghetto Geasy, ka vendosur të shtyjë publikimin e projektit të tij më të ri muzikor, i cili ishte paraparë të publikohej këtë të premte.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shpjeguar se vendimi është marrë për shkak të zhvillimeve të fundit në Shqipëri.
Në një kohë kur vendi po përballet me protesta dhe tensione, reperi ka vlerësuar se nuk është momenti i përshtatshëm për të prezantuar këngën e re.

Ghetto Geasy nuk ka bërë të ditur një datë të re për publikimin e projektit, por ka premtuar se do t’i njoftojë fansat sapo të vendoset orari i ri i lansimit.
Njëkohësisht, ai ka falënderuar ndjekësit për mirëkuptimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
Vendimi i artistit vjen në një periudhë zhvillimesh të rëndësishme në Shqipëri, ku protestat e ditëve të fundit kanë sjellë në vëmendje kërkesat për reforma në arsim, më shumë mundësi për të rinjtë dhe masa kundër korrupsionit.
Ndërkohë, fansat e reperit do të duhet të presin edhe pak për të dëgjuar projektin e tij të radhës, data e publikimit të të cilit mbetet ende e papërcaktuar.














































