Skleroza e është një sëmundje kronike, që prek më shumë të rinjtë. Ajo karakterizohet nga dëmtimi i sistemit nervor qendror (trurit dhe palcës kurrizore) nga inflamacioni dhe neurodegjenerimi, që shpesh çon në shkallë të ndryshme të paaftësisë, si motorike ashtu edhe njohëse. Praktikisht ka dy forma, atë recidivuese-remitente dhe progresive. Është një nga shkaqet kryesore të paaftësisë tek të rinjtë në botën perëndimore.
Sot, me të gjitha trajtimet që kemi, ecuria natyrale e sëmundjes ka ndryshuar ndjeshëm për mirë. Shumica dërrmuese e pacientëve me sklerozë të shumëfishtë nuk janë të lidhur në karrige me rrota. Përkundrazi, ata bëjnë një jetë normale, punojnë, kanë familje dhe fëmijë.
Çmimin që këta individë duhet të paguajnë është monitorimi i afërt neurologjik, administrimi në kohë dhe i pandërprerë i një medikamenti efektiv dhe zëvendësimi i menjëhershëm i tij me një tjetër, në rast joefektiviteti apo efektesh anësore.
Në çdo rast, pacientët duhet t’i nënshtrohen monitorimit të rregullt klinik dhe imazheral me MRI të trurit dhe palcës kurrizore, në mënyrë që të konfirmohet efektiviteti i trajtimit dhe të identifikohen çdo efekt anësore nga ilaçet që marrin gjatë kësaj faze.