Shpenzoi 32 mijë euro për një shtyllë ndriçuese, opozita në Prizren ngre dyshime për tenderin e ndriçimit

0
170

55 mijë euro ishin dhënë për tenderin e ndriçimit për disa lagje të ndryshme në Prizren. Një shtyllë ndriçuese ‘smart’ është faturuar me 32 mijë euro. Jo vetëm, një shtyllë tjetër ndriçuese ‘smart’ është blerë me çmim 32 mijë euro. Opozita në këtë komunë kanë hedhur dyshime rreth këtij tenderi. Sipas tyre çmimet janë “fryrë”. Insajderi ju sjell detaje.

Gazeta Insajderi

Komuna e Prizrenit, në maj të 2024’tës kishte nënshkruar tenderin për “Instalimi dhe riparimi i ndiçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera”. Kontratë kjo që për tri vjet.

Çmimi i parashikuar për këtë kontratë kishte qenë 2,500,000.00 euro.

Komuna e udhëhequr nga Shaqir Totaj, ka shpallur fituese me këtë tender grupin e operatorëve ekonomik, “LCE SH.P.K dhe Sinco Group L.L.C”.

Vlera e përgjithshme e kontratës është 55.056.99 euro.

Lidhur me këtë tender, opozita ka hedhur dyshime në shpenzimin e parave.

Sipas tyre janë fryrë çmimet e tenderit për ndriçim publik, nga çmimet e tregut.

“Shaqir Totaj dhe ekzekutivi i tij po e trajtojnë buxhetin e Komunës së Prizrenit si një pronë private, duke fryrë çmimet e tenderit për ndriçim publik në mënyrë të paturpshme për të përfituar klanet e tij! Në tenderin: “Instalimi dhe riparimi i ndiçimit publik në lagjet Ortakoll, Bajram Curri, Tusuz, Arbanë, Jeta e Re dhe në fshatrat Piranë, Zhur, Hoqë e Qytetit dhe lokalitete të tjera”, shihet qartë se korrupsioni dhe keqpërdorimi i parasë publike është bërë fenomen që e karakterizon qeverisjen komunale të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj”, thuhet në reagim.

Tutje sipas tyre një shtyllë dekorative është faturuar me çmime si 1980 euro dhe 2680 euro. Si dhe shtyllat smart ndriçuese që sipas tyre kushtojnë shumë më pak, e që janë faturuar me çmime si 31,600€ dhe 32,000€ për copë.

Një shtyllë dekorative është faturuar me 1,980€ dhe 2,680€ për copë, shifra të shumëfishuara krahasuar me çmimin real të tregut.

Shtyllat “Smart” ndriçuese, të cilat në çdo qytet tjetër kushtojnë shumë më pak, janë faturuar në këtë tender me 31,600€ dhe 32,000€ për copë“.

Fituese të këtij tenderi janë grupi i operatorëve ekonomik, “LCE SH.P.K dhe Sinco Group L.L.C”.

Sipas Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, pronar i kompanisë LCE sh.p.k është, Naim Kuliqi dhe aksionarë janë Valon Kuliqi dhe Arsim Kuliqi.

Fituese është edhe kompania tjetër, Sinco Group L.L.C. dhe sipas ARBK pronar është Jeton Deliu.

Gazeta Insajderi ka dërguar pyetje në komunën e Prizrenit rreth këtyre dyshimeve, mirëpo deri në publikimin e këtij teksti, nuk kanë kthyer përgjigje./Insajderi.org/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here