Shkolla e Muzikës “Lorenc Antoni” organizon koncert solemn për pensionimin e drejtorit Vesel Krasniqi

0
125

Shkolla e Mesme e Lartë e Muzikës “Lorenc Antoni” në Prizren do të organizojë një koncert solemn me rastin e pensionimit të drejtorit të saj, Vesel Krasniqi, duke nderuar kontributin e tij shumëvjeçar në arsim, kulturë dhe edukimin e brezave të rinj.

Ngjarja do të mbahet më 19 qershor 2026, duke filluar nga ora 19:00 në Sallën e Koncerteve, ku pritet të marrin pjesë kolegë, bashkëpunëtorë, ish-nxënës dhe dashamirë të artit muzikor, shkruan 04 Online.

Sipas organizatorëve, koncerti do të realizohet në bashkëpunim ndërmjet Shkollës së Muzikës “Lorenc Antoni” dhe Fakultetit “Haxhi Zeka” në Pejë, ndërsa publiku do të ketë mundësinë të ndjekë një program të pasur artistik dhe muzikor.

Ky aktivitet organizohet si shenjë respekti dhe mirënjohjeje për punën, përkushtimin dhe trashëgiminë profesionale të Vesel Krasniqit, i cili për vite me radhë ka dhënë kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e arsimit dhe kulturës muzikore.

Organizatorët kanë ftuar të gjithë të interesuarit që t’i bashkohen kësaj mbrëmjeje të veçantë kushtuar një prej emrave të njohur të arsimit muzikor në vend./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here