Kandidatja për deputete nga LDK-ja, Ajlin Shishko, mori pjesë në një tubim zgjedhor në fshatin Gelancë, ku theksoi rëndësinë e këtij fshati dhe shkollës që ka lënë gjurmë në jetën e saj.
Shishko ka ndarë me të pranishmit kujtimet nga viti 2017, kur ishte një vajzë e re plot ëndrra dhe ambicie, duke pikturuar fasadën e shkollës së Gelancës dhe duke lënë pas një shenjë të vogël, por të veçantë. Ajo shprehu se sot rikthehet në këtë vend, tashmë si një grua e vendosur dhe e angazhuar, me misionin për të kontribuar në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për qytetarët e Kosovës.
Postimi i plotë i Shishkos:
𝐆𝐞𝐥𝐚𝐧𝐜ë ~ 𝐕𝐢𝐳𝐢𝐭ë 𝐩𝐥𝐨𝐭 𝐞𝐦𝐨𝐜𝐢𝐨𝐧𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢!
Sot pata kënaqësinë e veçantë të vizitoj shkollën ku në vitin 2017 isha një vajzë e re, plot ambicie dhe ëndrra për të ardhmen. Ishte pikërisht kjo shkollë ku pata mundësinë të shpreh pasionin tim për artin, duke pikturuar fasadën e saj dhe duke lënë një gjurmë modeste.
Sot, pas disa vitesh, u riktheva në këtë vend si një grua me të njëjtën energji dhe vendosmëri, por tashmë me një mision më të madh – për të kontribuar në mënyrë konkrete për të ardhmen e vendit tonë.
Falenderimet më të përzemërta shkojnë për kryetarin e nëndegës së LDK-së në Gelancë, z. Sinan Vrella, dhe kryetarin e LDK-së në Suharekë, Dr. Ardian Shala, si dhe kandidatët tjerë nga Suhareka për mbështetjen dhe mikpritjen e tyre të ngrohtë.
Ky moment më rikujtoi rëndësinë e arsimit dhe investimit në brezat e rinj. Të gjithë së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të ndritur për vendin tonë!