Forca ajrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy aeroplanë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë të hënën një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Evropës Juglindore, njoftoi A2News.
Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.
“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”, thuhet në njoftim.
Aeroplanët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë në Shkup, mbi Sheshin Skënderbej Tiranë, dhe pranë brigjeve të Malit të Zi dhe të Dubrovnik në Kroaci.
Në Tiranë pritet të fluturojë në periudhën mes 14:50 e 15:00.
B-52H Stratofortress është një aeroplan bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë dhe në lartësi deri në 15.166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore si dhe raketa të llojeve të ndryshme me precizitet të lartë. /A2
Si duket nga brenda B-52 Stratofortress [VIDEO]