Shala: Qasja në qytetin e Prizrenit është bërë shumë e vështirë për përdoruesit e karrocave

0
634

Dita ndërkombëtare e përdoruesve të karrocave në Prizren ka kaluar pa ndonjë aktivitet të organizuar nga institucionet lokale.

Merita Shala, drejtoreshë e HANDIKOS-it në Prizren ka thënë se përdoruesit e karrocave në Prizren janë ndër më të margjinalizuarit.

Madje, Shala ka renditur edhe disa nga vështirësitë me të cilat ballafaqohet ky komunitet, duke thënë se kjo kategori çdo ditë është duke u ballafaquar me vështirësi të ndryshme.

Në mes tjerash Shala ka thënë se asnjë autobus nuk ka çasje për përdoruesit e karrocave, dhe kjo vazhdon të jetë një sfidë shumë e madhe.

“Të gjithë jemi të kufizuar në ndonjë mënyrë .
Por disa njerëz nuk e kuptojnë fatkeqësinë e tjetrit .

♿️ Përdoruesit e karrocave në Prizrenin tonë janë ndër më të margjinalizuarit.
♿️ Qasja në qytetin e Prizrenit është bërë shumë e vështirë për përdoruesit e karrocave .
♿️ Shumica e trotuarëve bllokohen nga përsona të pa ndërgjegjshëm .
♿️ Fëmijë me karroca e kanë shumë të vështirë të shkojnë në shkollë , për të mos e thënë të pa mundur .
♿️ Qasja në transportin urban nuk praktikohet.
♿️ Handikos Prizren si e vetmja organizatë e Regjionit të Prizrenit që njihet për paisje me mjete ndihmëse për të gjithë qytetarët e Regjionit të Prizrenit kërkon mbështetje më të madhe nga Komuna e Prizrenit në mënyrë që t’i mbështet përsonat me aftësi të kufizuar .
♿️ Komuna e Prizrenit duhët të ndërrmarë hapa më të përshpejtuar për t’i përkrahur më shumë përdoruesit e karrocave duke ju mundësuar qasje më të mirë dhe sigurimin e mjetëve ndihmëse”, ka thënë në mes tjerash Shala./04 Online

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here