Shaip Kamberi konfirmon se ka fituar edhe një mandat në Kuvendin e Serbisë

0
194

Prijësi i koalicionit të Shqiptarëve të Luginës Shaip Kamberi, ka arritur të sigurojë edhe një mandat si deputet në Kuvendin e Serbisë.

Këtë e ka konfirmuar vet ai për Klankosova.tv duke thënë se ka arritur të marrë 679 vota.

Kjo pas përfundimit të procesit të votimit në numër 6 në Tërnoc të Bujanocit.

Ai tha se tani i ka 13 mijë e 697 vota.

“Po, kemi marrë 679 vota që janë të mjaftueshëm për një mandat. Tash i kemi gjithsejt 13 mijë e 697 vota”- tha Kamberi.

Leave a Reply