Kandidatja për deputete nga “Koalicioni për Familjen”, Afërdita Saramati, ka deklaruar se ndër prioritetet e saj kryesore në Kuvendin e Kosovës do të jetë realizimi i reformave në sistemin shëndetësor.
Saramati theksoi se “Koalicioni për Familjen” ka në plan ndërtimin e një Qendre të re Klinike Universitare të Kosovës dhe përmirësimin e kushteve të punës për mjekët dhe infermierët, përfshirë rritjen e pagave të tyre.