Kandidatja për deputete nga Koalicioni për Familjen, Afërdita Saramati, ka shpalosur pjesë nga programi për një Kosovë ku familjet mbështeten dhe fëmijët konsiderohen bekim.
Ajo theksoi angazhimin për mbështetje dyvjeçare për lehonat, duke ofruar 500 € për fëmijën e parë, 750 € për të dytin dhe 1000 € për të tretin.
Postimi i plotë:
Besoj në një Kosovë ku familjet nuk ndihen të vetme, ku çdo fëmijë është bekim dhe jo barrë! Mbështetja dyvjeçare për lehonat – 500 € për fëmijën e parë, 750 € për të dytin, 1000 € për të tretin – nuk është vetëm premtim, por angazhim për një shoqëri që investon në të ardhmen! Me 9 shkurt, voto për një Kosovë që kujdeset për familjet e saj!