Rrika dhe trumza – ilaçe natyrale kundër bronkitit

0
45

Bronkiti akut në rastet më të shpeshta shkaktohet nga viruset dhe bakteret, shfaqet si pasojë e ftohjes së zakonshme.

Krahas hundës së bllokuar, mukoza shndërrohet në hapësirë të hatashme për shumimin e mikroorganizmave që bëhen gjithnjë e më agresiv dhe ndikojnë drejtpërdrejt në bronke duke shkaktuar inflamacione.

Ky infeksion respirator mund të shfaqet në rast se sistemi imun është i dobët nga ndonjë sëmundje tjetër kronike, me thithjen e ajrit të ndotur, por edhe si pasojë e fruthit, alergjive apo irritimeve nga përbërës kimikë. Simptomat e bronkitit akut janë plogështia, ndjenja e të djegurave pas dërrasës së gjoksit, temperatura e lartë trupore, dhimbje në shpinë, muskuj dhe dhimbjet e kokës. Kolla në fillim është e thatë, por pas disa javësh mund të shfaqet mukozë e verdhë, transmeton gazeta Kosova Sot.

BRONKITI KRONIK

Nëse bronkiti akut nuk shërohet me kohë, infeksioni mundet të marrë formë kronike. Në këtë rast, simptomat gjithnjë e më shumë përkeqësohen, shfaqen pengesa më të theksuara në frymëmarrje, shton presionin në mushkëri.

TERAPIA

Në shërimin e gjendjes si kjo, domethënie të madhe ka edhe diagnostikimi me kohë, kështu që këshillohet shkuarja te mjeku që në simptomat e para. Terapia përbëhet nga antibiotikë, shurup për kollë dhe ilaçe që zbutin temperaturën dhe dhimbjet. Qëndrimi shtrirë, marrja e shumë lëngjeve, ajri i freskët dhe larg tymit të duhanit, janë masat shtesë që duhet ndërmarrë për shërim më të shpejtë.

CILAT BIMË NDIHMOJNË NË SHËRIMIN E BRONKITIT?

Trumza: Vaji eterik i trumzës është treguar si shumë efikas në shërimin e kollës. Tretë mukozën në organet e frymëmarrjes dhe stimulon hedhjen e lehtë të sekretimit. Receta: Dy lugë trumzë të copëtuar imët i përzieni me 2 dl ujë të vluar dhe e lini të mbuluar për 5 minuta. Për çdo ditë pini na pesë gota çaj, sa më të ngrohtë. Rrika: Rrënja e rrikës përmban glukozinolate. Është përbërës që shpërthen sekretimin më të trashë dhe lehtëson hedhjen e tij jashtë. Receta: Përzieni dy gota mjaltë, dhe nga gjysmë gotë rrënjë të grirë të rrikës dhe xhenxhefilit. Përzierjen e lini të qëndrojë për dy javë, e më pas merrni nga një lugë çdo mëngjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here