Ronaldo mbron Portugalinë pas barazimit me RD Kongon: Ky është futbolli

0
43

Cristiano Ronaldo ka dalë në mbrojtje të bashkëlojtarëve të tij pas barazimit 1-1 të Portugalisë ndaj RD Kongos në ndeshjen hapëse të Botërorit 2026.

Kapiteni portugez refuzoi të kritikojë ekipin, duke theksuar se futbolli shpesh vendoset nga detaje të vogla, shkruan 04 Online.

“Çfarë mungoi? Asgjë nuk mungoi, ky është futbolli. Portugalia mund të fitonte, por edhe mund të humbiste”, deklaroi Ronaldo.

41-vjeçari pranoi se rezultati nuk ishte ai që pritej, por u bëri thirrje tifozëve dhe skuadrës të mbajnë kokën lart dhe të fokusohen te ndeshjet e ardhshme.

Pavarësisht barazimit, Ronaldo shkroi histori duke u bërë lojtari më i vjetër që ka përfaqësuar Portugalinë në një ndeshje zyrtare, ndërsa barazoi edhe rekordin e Lionel Messit me gjashtë pjesëmarrje në fazat finale të Kupës së Botës./04 Online/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here